Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza / Ilir Meta i “anulloi” zgjedhjet “për shkak të dhunës”, për të nxitur dhunë!

17:21 / June 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fred Peza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alfred Peza

Edhe përpara protestës së kaluar, edhe pas firmosjes së çdekretimit të 30 Qershorit, Presidenti i Republikës ka deklaruar se e ndërmori aktin e tij, për të parandaluar një përshkallëzim të dhunës dhe konfliktit.

Por, faktet po tregojnë se edhe ku flet, edhe kur hesht Ilir Meta nuk po bën gjë tjetër, veçse i fryn burgjive të dhunës.

Edhe kur vepron, edhe kur nuk vepron, Presidenti i Republikës po nxit vetëm aktet e dhunës dhe inkurajon frymën dhe filozofinë e saj.

Ku duket kjo?

Më 11 Qershor, një ditë pasi firmosi dekretin për ti mohuar qytetarëve shqiptarë të drejtën kushtetuese për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur në mënyrë periodike çdo 4 vjet drejtuesit e vet lokalë, Ilir Meta tha:

“Ky vendim është marrë me përgjegjshmëri të plotë dhe në vlerësim të të gjithë rrethanave, fakteve dhe informacioneve të siguruara në cilësinë e Kreut të Shtetit se, më datë 8 qershor mund të provokohej një konflikt destabilizues me pasoja për jetën, dhe shëndetin e qytetarëve, sigurinë publike dhe rendin kushtetues në vend.”

Megjithëse asnjë provë nuk dha e nuk doli, pavarësisht se reagimi erdhi për të shpëtuar Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën që u identifikuan atë ditë nga zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer si përgjegjësit e dhunës, le ta marim për të mirëqenë deklaratën e Metës.

Pyetja që lind pas kësaj është:

Si ka mundësi që Ilir Meta është i vetmi qytetar që nuk e ka parë ende nga atëherë e deri më sot, dhunën permanente të përfaqësuesve të opozitës së rrugës, mbi institucionet e vendit?

Si është e mundur që Presidenti nuk e ka parë dhunimin e shkollave dhe flakët e zjarrit që i dogjën ato si në inkuzicionin e Mesjetës, apo talebanizmit të epokës sonë?

Si ka mundësi që Ilir Meta sheh “mundësinë e provokimit të një konflikti destabilizues” që nuk e sheh askush tjetër në Shqipëri, por nuk e ka parë akoma flakën e sulmeve barbare që e kanë parë të gjithë shqiptarët?

Si është e mundur që Presidenti i Republikës sheh shkopinjtë pas një mitingu të shpërndarë shkujdesshëm, por nuk sheh “flamujtë” dhe “flamurtarët” e dhunës që shkatërron pronën publike, sulmon punonjësit e rendit dhe pengon qytetarët në lirinë e tyre të besimit politik?

Këto dhe shumë të tjera, të bëjnë të besosh se prapa anullimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit për “shkak” të dhunës, qëndron qëllimi i vërtetë, i ekspozuar tashmë për të nxitur dhunë, kaos e destabilitet.

Nëpërmjet çdekretimit, duke shkelur Kushtetutën me të dyja pëllëmbët me të cilat bëri shqiponjën dhe duke mos i caktuar popullit të vet një datë të re zgjedhjesh, Presidenti mendoi se po firmoste një akt lufte. Duke shpresuar se vetëm kështu, mund ta shihte veten Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ilir Meta harron se halli personal i tij, Monika Kryemadhit, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, nuk është halli i Shqipërisë. Sepse shqiptarët e kanë fituar me kohë luftën e tyre. Më 30 Qershor, ata do ta fitojnë edhe paqen. Përgjithmonë!

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur mendimi opozitar “merr malet”

22:35 / July 21, 2026

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

21:33 / July 21, 2026

36 bashki apo më shumë?

15:06 / July 21, 2026

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

13:06 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.