Në një postim në rrjetet sociale gazetari Alfred Peza, shkruan se vendimi i Aleancës për nëshkrimin e protokollit për pranimit në NATO, është një “rrethim” për Serbinë.
“Më 6 shkurt, Maqedonia pak ditë pasi arriti marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, do nënshkruajë protokollin e pranimit në NATO. “Kjo është historike”, tha shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg.
Pas kësaj, të gjitha shtetet që rrethojnë gjeografikisht Serbinë janë anëtar të NATO dhe janë pranuar në 20 vitet e fundit, kur u rrit akoma edhe më shumë rivaliteti SHBA- Rusi për influencën në Ballkan.
Shqipëria dhe Kroacia janë pranuar në 1 prill 2009. Mali i Zi më 5 qershor 2017. Bullgaria dhe Rumania më 29 mars 2004, ndërsa Hungaria është pranuar në NATO që në 12 marsin e 1999.
Procesi i pranimit të Maqedonisë në NATO do të dërgohet në kryeqytetet e 29 aleatëve, ku protokolli duhet të ratifikohet sipas procedurave të këtyre shteteve.”, shkruan Peza.
