Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza: SPAK dhe borxhi për 10 vjetorin e 21 janarit!

22:13 / January 21, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në përvjetorin e nëntë të vrasjes së Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, kryefjala e të gjithë atyre që besojnë ende dhe kërkojnë realisht drejtësi, ishte rihapja e çështjes për të çuar përpara drejtësisë, urdhëruesit dhe autorët e vërtetë të këtij krimi shtetëror, që ka ndodhur në mes të ditës e në mes të kryeqytetit.

Ka që nga 21 janari 2011 që ky ritual, kjo shpresë dhe e njëjta kërkesë, përsëritet e përsëritet pambarimisht. Aq sa me kalimin e viteve, vendin e dhimbjes u duk sikur ka nisur që ta zerë dalëngadalë, pesimizmi, ulja e pritshmërive dhe humbja e shpresës jo vetëm tek familjarët e viktimave, por edhe tek media dhe opinioni publik.

Por, 21 janari i këtij viti dukej sikur ishte pak më i ndryshëm nga ato të përvjetorëve të shkuar. Për një arësye të re. Javët e fundit u ngrit Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pritshmëritë e shqiptarëve për çdo krim të pandëshkuar përgjatë këtyre 30 viteve, janë varur prej kohësh tek ky institucion dhe tek mbështetja e pakufi që SHBA dhe BE, po i japin drejtuesve dhe anëtarëve të kësaj Prokurorie të Posaçme.

Një ndër dosjet e para për të cilën pritshmëritë e opinionit për zbardhjen, janë në majën e tyre më të lartë, është pikërisht ajo që lidhet me çështjen e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm në bulevard, përballë godinës së qeverisë së Kryeministrit Sali Berisha.

Ka disa arësye për këtë:

E para, sepse protestuesit që u vranë e u plagosën atë ditë, ishin thirrur nga Partia Socialiste aso kohe në opozitë, për shkak të zemërimit të madh popullor që kishte ngjallur skandali i videopërgjimit të zv. Kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, me një prej ministrave të qeverisë, Dritan Prifti.

E dyta, sepse mazhoranca aktuale ka premtuar që do bëjë gjithçka kur të vinte në pushtet për ta reformuar drejtësinë dhe për të çuar përpara saj, të gjithë ata që i shpëtuan gjykimit dhe ndëshikimit të merituar, për krimin e pashembullt të 21 janarit. Ish Kryeministri i asaj kohe është lideri i sotëm i opozitës, ndërsa ish ministri i Brendshëm, Kryetari i opozitës së sotme.

E treta, reforma e premtuar ka nisur prej kohësh dhe tani institucionet e reja të drejtësisë, megjithë vështirësitë po ngrihen dhe një pjesë e tyre kanë nisur që të funksionojnë. Pas SPAK pritet që të zyrtarizohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ndaj, nga sot ka nisur një vit i ri shprese të madhe, për ti shkuar zbardhjes së kësaj çështje, deri në fund.

Pas një viti, shënohet 10 vjetori i kësaj ngjarje. Nga një vit i ri zhgënjimesh, nëse nis e punohet me përkushtim që tani, 21 janari i 2021 ka shansin që të shndërrohet në një mundësi të re. Një horizont i ri shpresash për drejtësinë e munguar deri më sot.

Ky vit është një mundësi e madhe dhe një sprovë në kushte reale për SPAK dhe drejtësinë e re, për të dhënë një mesazh të qartë, konkret e të pakontestueshëm për të gjithë: Më në fund, ka shpresa që edhe Shqipëria të ketë një shtet të vërtetë ligjor, që po nis ti japë fund kulturës së tmerrshme të pandëshkueshmërisë së ngritur në sistem për 30 vjet me radhë.

Nëse ka vullnet për ti shkuar deri në fund të vërtetës që u konsumua live në sy të mijëra njerëzve në shesh dhe miliona shqiptarëve përballë ekraneve të televiziorëve, ky do të ishte kazusi më përfaqësues nga drejtësia e re, për të gjitha dosjet që pritet të hetohen dhe gjykohen më pas prej saj.

Të gjitha shanset dhe mundësitë për ta bërë këtë, ekzistojnë për aq kohë sa aktorët kryesorë të këtij krimi, janë këtu dhe njihen me emër e mbiemër. Provat, dëshmitë, protagonistët, dëshmiratët, të plagosurit, urdhëruesit, ekzekutuesit, bashkëpunëtorët, fajtorët dhe të gjithë ata që me apo pa dashje punuan për ti tjetërsuar, fshehur apo fshirë gjurmët e këtij krimi, janë gjithashtu këtu.

Ndaj, nëse edhe pas një viti asgjë nuk do të ndodhë, atëherë përkujtimi 10 vjetorit, do të ishte thjeshtë një rivrasje për 4 Dëshmorët e Atdheut!

SPAK dhe borxhi për 10 vjetorin e 21 janarit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

21:19 / September 17, 2026

10 arsye përse Kosova arriti këtu

20:01 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.