Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Alfred Peza: Video e Kryebashkiakut të Bulqizës dhe mesazhi “i koduar” i SPAK-ut!

23:00 / January 24, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alfred Peza 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prova më e dukshme e degradimit dhe e degjenerimit të sistemit të vjetër të drejtësisë, ishte ecja e tij njëkohësisht mbi dy shina: Mbi kulturën e pandëshkueshmërisë nga njëra anë dhe mbi mosmbajtjen e asnjë sekreti hetimor për çështjet me sensibilitet publik, nga ana tjetër.

Sa më shumë që elita e vjetër politike, krimi i organizuar dhe korrupsioni bëheshin të paprekshëm, si për të zbatuar edhe në jetën shqiptare ligjin e kompensimit, aq më shumë prokurorë e gjyqtarë nisën të nxirrnin në pazar të gjitha detajet e dosjeve dhe çështjeve që preknin direkt ose indirekt, njerëzit dhe interesat jashtë rrethit të tyre okult.

Gjyqet popullore, publike, mediatike përmes rrjeteve sociale, mediave online dhe atyre lokale, rajonale e kombëtare ushqenin çdo ditë e çdo mbrëmje, çdo javë e çdo muaj të viteve pas miratimit të reformës në drejtësi, një telenovelë që ndiqej gojëhapur nga qytetarët e këtij vendi. Përmes këtij operacioni po bëhej helmimi masiv e i pandërprerë i popullsisë, në përpjestim të drejtë me pritshmëritë e tyre të mëdha, për sistemin dhe institucionet e reja të drejtësisë, që kishin nisur të krijoheshin në Shqipëri.

Qëllimi i skenarit të kësaj telenovele, ishte hakmarrja jo vetëm e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ishin  pjesë e listës së vizave të hequra nga SHBA, por edhe i gjithë të tjerëve bashkë me to, që nisën të dilnin jashtë sistemit nga vettingu. Të mbështetur fuqimisht nga kupola e punëve të errëta të këtij vendi, që ndjenin se po u ikte nga thonjtë parajsa e 30 viteve amulli, pjesa e kalbur e drejtësisë bëri gjithçka tjetër përgjatë këtyre viteve, përveçse të bënte drejtësi të drejtë.

Sekreti hetimor u asgjesua edhe si nocion. Si normë. Si rregull. Si etikë. Si kod i shkruar e i pashkruar. Si detyrim ligjor, për këdo që ka marë përsipër të jetë pjesë e pushtetit të drejtësisë dhe institucioneve të sigurisë publike. Në këto kushte dukej sikur rolin e oficerit të policisë gjyqësore po e bënte reporteri i medias. Rolin e prokurorit opinionisti, deputeti apo ish deputeti. Ndërsa rolin e gjykatave, selitë e partive të opozitës.

Nuk besoj se e keni harruar që nga foltoret e tyre nisën të grumbulloheshin edhe provat, të bëheshin edhe “hetimet”, të jepeshin edhe pretencat, edhe vendimet, edhe masat e dënimit. U shkua deri atje sa edhe kur një çështje nuk ekzistonte, ajo shpikej. Rolet e protagonistëve të saj, filluan që ti luanin aktorë “amatorë” e “profesionistë”. Derisa në përfundim të gjykimeve publike, vinte dita e madhe e “pushkatimi” të kundërshtarit politik.

Sistemi i vjetër ndërsa ishte duke dhënë shpirt, drejtësi nuk dha dot, por bëri gjithçka për të prodhuar politikë. Si për të na kujtuar gjithmonë të gjithëve se kush e komandonte në të vërtetë atë dhe se sa të drejtë kishte mazhoranca socialiste, SHBA dhe BE që u angazhuan për ta çmontuar e për të ngritur mbi rrënojat e saj, sistemin e ri të drejtësisë.

Mjafton të kesh ndjekur reagimin e SPAK për çështjen e videos për të cilën media e opozita pretendojnë se është filmuar Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike, për të kuptuar sadopak ndryshimin që ka nisur. Sapo çështja u bë publike, institucioni i drejtësisë së re u vu menjëherë në lëvizje. Mori dëshmitë e palëve, provat e tyre dhe nisi procedurat për ti shkuar hetimit deri në fund. Mënyrë e reagimit të prokurorëve për këtë çështje, ruajtja e kofidencialitetit nga protagonistët dhe e sekretit hetimor nga institucioni, bëjnë një kontrast të thellë me dosjet e shqyrtuara deri dje nga institucionet e vjetra të drejtësisë.

E ndërkohë që Prokuroria e Posaçme duket se e ka nisur punën me këmbën e mbarë, duke pritur edhe denoncimet e para nga qytetarët dhe aktorët e tjerë të jetës shoqërore shqiptare, ka trokitur momenti që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në internet, edhe pyet edhe përgjigjet po vetë:

A “e dini se çfarë ju nevojitet për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Integritet, përvojë profesionale dhe aftësi udhëheqëse. Çdo person që plotëson kriteret minimale të përcaktuara nga ligji i SPAK, mund të aplikojë për këtë pozicion. Bëni përpara dhe aplikoni tani! Kjo është mundësia juaj për të shkruar historinë”.

Edhe ky mesazh i SHBA për BKH dhe mesazhi që SPAK ka dhënë këto ditë, është i njëjtë: Me 2019, iku edhe koha e drejtësisë së vjetër. E bashkë me të, edhe ata që e ideuan dhe e mbajtën deri tani në këmbë. Më 2020 ka nisur jo vetëm një dekadë, por edhe një epokë e re për drejtësinë në Shqipëri!

peza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026

Pse protesta greke në Tiranë duket naive?!

20:18 / June 2, 2026

Prokurori, Pelikani dhe 4.5 Miliardët

20:39 / June 1, 2026

Ripërpëlitja

22:38 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.