Kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rrushaj bëri të ditur se në Konferencën e Kryetarëve u vendos që komisionet parlamentare të mbahen fizikisht. Ndërsa për komisionet hetimore të kërkuara nga opozita u vendos kalimi në seancën plenare të 14 tetorit.
“Vendimi që u mor sot në konferencën e kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë. Pas kërkesave dhe përpjekjeve tona, sot u ra dakord përfundimisht që mbledhjet e komisioneve parlamentare të bëhen me prezencë fizike duke respektuar masat kundër Covid.
U ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin dhe ua bëmë të qartë deputetëve të PS se e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme.
Nuk kishte kufizime lidhur me objektin hetimor, por ra dakord që këto komisione të kalojë në seancën plenare të datës 14 tetor. Nuk tëheiqemi nga ajo cfarë kushtetuta ka vendosur”, tha ai.
