Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Alibeaj bën prezantimin e Xhemal Bushatit për kryebashkiak: Shkodra kala e demokratëve

16:10 / February 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj shkoder bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Xhemal Bushati, propozuar nga strukturat e degës.

Prezantimi i kandidatit Bushati, është bërë nga nënkryetari i PD, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut, Enkelejd Alibeaj, shoqëruar edhe nga deputetët e Shkodrës e Lezhës, si dhe kryetari degës së PD Shkodër. Alibeaj në fjalën e tij e vlerësoi figurën e kandidatit Xhemal Bushati, që sipas tij është zgjedhja e duhur për Shkodrën.

“Rruga është e vështirë me ulje dhe ngritje. Shpesh kemi gabuar, por asnjëherë nuk jemi larguar nga vlerat e Partisë Demokratike. Prezantimi është e asaj çfarë na pret në 6 Mars. Është sfidë dhe sakrificë. Sfida është morale. Kemi pasur ne si Parti Denokratike kohë akoma dhe më të vështira se këto, por ia kemi dalë, siç do ia dalim edhe kësaj radhe. Partia Demokratike e ka stofin politik për t’i dal ballë këtyre sfidave, sidomos këtu në Shkodër. Dje isha në Lushnje, por pyetja në fund ishte: Shkodra ç’thotë? Kjo pra është ajo vlerë, ajo histori që Shkodra ka për Partinë Demokratike. Në këto 30 ditë, më e rëndësishmja është që të trokasim në derën e çdo shkodrani me ndershmërinë më të madhe.

Pastaj garancia jetër është Xhemal Bushati, njeriu i mirë, njeriu i ndershëm dhe i respektuar. Nuk do të na fal asnjëherë historia që kjo kala e demokratëve, të bie në dorë të të majtëve. Shkodra është e demokratëve dhe do t’u mbetet demokratëve” – tha Alibeaj.

Vetë kandidati për bashkinë më të madhe që votohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, i falenderoi demokratët e Shkodrës për besimin që i kanë dhënë dhe për të kjo është një përgjegjësi. Ai gjithashtu u shpreh besimplotë se më 6 Mars, Bashkia e Shkodrës do të fitohet nga Partia Demokratike.

Basha tirananews.al Xhemal Bushati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthimi në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit viktima e dytë

08:38 / November 5, 2026

Shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan/ Llatja: Vijon kërkimi për personin e zhdukur, të gjitha familjet janë evakuuar

08:36 / November 5, 2026

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.