Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, pas ftesës që Taulant Balla i bëri për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kushti i Alibeajt për takimin me Ballën është që të bëhet vetëm në prani të medias.
Më herët, Alibeaj tha se nuk do të ishte i pranishëm sot në orën 18:00 në takimin ku e ka ftuar Taulant Balla, pasi ishte i gatshëm që diskutimin ta bënte në mbledhjen që u mbajt sot paradite.
