Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alibeaj “sfidon” Berishën, prezanton prioritetet e grupit parlamentar: Të lëmë konfliktet mes vetes

12:26 / September 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 05 at 12.05.12 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkelejd Alibeaj mblodhi grupin e deputetëve të PD të cilët e mbështesin, për të prezantuar për publikun prioritetet para nisjes së sesionit të ri parlamentar, edhe pse Sali Berisha ka prezantuar Luçiano Boçin si kreun e grupit parlamentar të PD-së. Po ashtu Alibeaj tha se opozita harxhoi energji të panevojshe në konfliktin mes vetes, gjë që sipas tij, duhet të ndryshojë. “Tanimë është momenti që opozita të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve për të ofruar zgjidhjen. Ne besojmë që zgjidhja është rruga për t’i bindur shqiptarët që oferta jonë është e duhura përballë propagandës dhe arrogancës së qeverisë. Për t’i thënë çdo shqiptari se në parlament nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi të bindur që arroganca e qeverisë mposhtet me ofertë jo me retorikë boshe politike. Me alternativë dhe jo me batuta bajate. Me denoncime konkrete dhe jo me akuza të hedhura në ajër. Me distancim real ndaj korrupsionit dhe oligarkëve, jo me selektivitet dhe lojë interesash”.

Prioritet e propozuara

I. REFORMA LEGJISLATIVE

  1. Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale
  2. Reforma për Dekomunistizimin e shoqërisë
  3. Reformat Antikorrupsion dhe luftën ndaj Krimit të Organizuar

II. MBROJTJA E INTERESIT TË QYTETARËVE

  1. Paketa Ekonomike + Energjitike
  2. Paketa e Interesit tonë kombëtar

III. KONTROLLI PARLAMENTAR

  1. Megaafera e “Portit të Durrësit”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, do të përdor në një projekt privat, miliarda euro pasuri publike;
  2. Afera e “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, vendosi të zgjasë nga 20 vjet në 35 vjet afatin e kontratës koncesionare, duke dhënë kështu praktikisht një koncesion të ri që i siguron klientëve të tij edhe mbi 500 milion euro të tjera fitime;
  3. Aferat me pronat publike në bregdet me të ashtuquajturat “Investime Strategjike”, ku Edi Rama, pa asnjë transparencë dhe pa garë, po i fal miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, pasuri publike me vlerë miliona euro;
  4. Aferat në tenderat publik, PPP apo koncesionet në të gjitha fushat, që janë shndërruar në skema të pastra të vjedhjes së qytetarëve dhe janë kthyer në një gropë për Buxhetin e Shtetit.

Enkelejd Alibeaj PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.