Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Alibeaj thërret mbledhjen e grupit parlamentar të PD për presidentin e ri, Rithemelimi: Nul, për këtë vendos Këshilli Kombëtar

12:30 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PD1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që u thirr sot nga Enkelejd Alibeaj. Sipas Luçiano Boçit, mbledhja e sotme është nul pasi qëndrimin politik të PD-së për çështjen e presidentit e vendos vetëm Këshilli Kombëtar.

Boçi kërkon që nga ky moment e në vazhdim të mblidhet Kryesia e Grupit për të diskutuar në lidhje me mbledhjen e Grupit Parlamentar, ndërsa për Alibeajn se thotë “ka tagrin e Ramës” Ai bën të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për bojkot, por duhet ndjekur rruga staturore e funksionimit të partise dhe grupi parlamentar i PD-së nuk mund të mblidhet kur e kërkon Rama-Balla.

REAGIMI

“Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.
Është nul për dy arsye:
Së pari:
Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.
Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.
Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla.
Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo.
Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.
Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar.
Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.
Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.” 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.