Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Alibej zbulon detaje nga masakra e Bradasheshit

16:17 / May 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 vrasja ne elbasan erion alibej 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme për shqyrtimin e dosjes ”Plumbi i Artë”, ka nxjerrë në pah shumë të vërteta. Alibej flet për ngjarjet që paraprinë atentatin e Bradasheshit në vitin 2019, ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dhe një shtetas turk dhe lidhjet mes grupeve kriminale. Sipas tij konflikti kishte nisur më herët dhe pohon se kishte qenë në kërkim nga policia pas një përplasjeje me armë me Xhoni Rustën, të cilin pretendon se e ka qëlluar në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

“Mbaja armë në makinë. Kur më doli paralel, ishte Xhoni Rusta në timon. I qëllova”, deklaroi ai. Sipas Alibejt gjatë kësaj periudhe ai strehohej në zona të ndryshme, mes Durrësit dhe një fshati midis Elbasanit dhe Peqinit, ku banonin vëllezërit Aldo dhe Kevi Baho. Një tjetër element kyç është përmendja e një shtetasi turk, i cili ishte bashkë me Endritin gjatë vizitës së fundit në Shqipëri, dhe që më pas mbeti i vrarë në atentatin në Bradashesh.

Sipas dëshmisë, kur ndodhi atentati, Endriti kishte qenë duke udhëtuar me një Range Rover me targa rumune, bashkë me familjarë dhe shtetasin turk. “E gjeta Endritin të ngrohtë, por pa shenja jete. Po ashtu dhe turku, dhe xhaxhai im. Ishte errësirë. Aty zakonisht ka patrullë policie, por atë natë nuk ishte”,-shprehet ai.

Në banesën e viktimave mbërritën një sërë personash të njohur për drejtësinë, përfshirë Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ervis Caushllarin. ”Muça më tha se i kishte thënë Endritit të bënte kujdes nga Suel Çela, ai i bën këto masakra”,-deklaroi ai. /A2cnn/

Bradasheshit Erion Alibej krime Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.