Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti shpjegon se “Delta” e dominon variantin “Mu” dhe nuk lejon përhapjen e tij.
“Delta duket se e dominon variantin Mu dhe nuk lejon përhapjen e tij, dhe virusi nuk di greqisht, kështu që emërtimi i varianteve me shkronja greke nuk pasqyrohet domosdoshmërisht në agresivitet apo infektueshmëri më të lartë” shpjegon Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale.
