Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Alket Hatija del nga burgu, Gjykata e Milanos: E shleu dënimin në Shqipëri. Pritet të kthehet në atdhe

11:17 / December 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alket hatija
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alket Hatija ka fituar lirinë. Gjykata e Apelit të Milanos me vendim të datës 11 dhjetor 2023 konsideron se dënimi i kryer në Shqipëri, vendim i dhënë nga gjykatat shqiptare për 10 vjet burg është për të njëjtat vepra penale dhe në këto kushte konsiderohet i shlyer.

Brenda afateve ligjore, mbrojtësit e Alket Hatisë bënë ankim në gjykatë pas ekstradimit të tij në datën 31 gusht të këtij viti. Sipas Kodit të Procedurës Penale të Italisë, personat e ekstraduar kanë të drejtë të rihapin procesin brenda afatit ligjor prej 30 ditëve, praktik që u ndoq kësaj here edhe nga Alket Hatija.

Në vitin 2006 shkalla e parë e dënoi Hatinë me 44 vjet burg, e cila në atë kohë shkoi në 30 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar, e pranuar nga avokati i tij. Në vijim Italia i kërkonte Shqipërisë arrestimin e tij për efekt ekstradimi, por arrestimi i vitit 2007 rezultoi në dënimin e tij me 10 vjet burg me gjykim të shkurtuar në Shqipëri dhe ekstradimi nuk u krye.

Gjatë kohës që ai ishte në burg në Shqipëri, Gjykata e Apelit të Milanos ka marr njoftim për dënimin dhe gjendjen e tij në qeli nga avokati, megjithatë në janar 2010 atij i është nisur njoftim për dijeni për gjyqin, i cili ka ardhur 6 muaj me vonesë në Shqipëri. Sipas Kodit të Procedurës Penale në Itali, në momentin që personi është në burg për të njëjtën çështje, gjyqi duhet të pezullohet ose të merret prokur me shkrim nga vetë i pandehuri që pranon të vijojë gjykimin.

Në rastin e Hatisë një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga vetë ai, por firmosur nga avokati, pa pëlqimin e 50-vjeçarit Në këto kushte, në rihapjen e procesit gjyqësor, Gjykata e Apelit të Milanos ka lënë të lirë Hatinë, i cili pritet të kthehet në atdhe brenda pak ditësh, duke përmbyllur përfundimisht një proces të gjatë betejash me gjyqësorin.

alket hatija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: 90% janë profile fallco të korbave të opozitave imagjinare

21:41 / July 21, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.