Moderatorja e njohur ka treguar shpesh mënyra të ndryshme me anë të së cilave përpiqet të mbajë trupin në formë. E kemi parë të ushtrojë palestër, e kemi parë të bëjë vrap dhe së fundmi ka zbuluar pasionin për yoga. Pak ditë më parë moderatorja publikoi disa foto, ku shfaqej duke praktikuar yoga në ajër ose ‘gravity yoga’ siç njihet nga masa.
Për ata që nuk e dinë, kjo metodë që ka praktikuar Alketa është një nga më inovativet e sportit në fjalë.. Siç edhe mund të shikoni në fotot e publikuara nga moderatorja, ushtrimi nuk duket shumë i thjeshtë.


