Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj pas telefonatës të marrë nga i zoti i shtëpisë se po i vidhej shtëpia. Ata janë arrestuar në flagrancë ndërsa rezulton se janë autorë të vjedhjes së materialeve në kabinën elektrike që furnizon një biznes në Fushë Krujë, ngjarje kjo e ndodhur në gusht të këtij viti.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. M., 25 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë. Pas një telefonatës nga një qytetar, për vjedhje në banesë, menjëherë shërbimet e Policisë Krujë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke vjedhur në banesën e shtetasit K. M., 38 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Gjithashtu dyshohet se këta shtetas, na bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim, janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 11.08.2021, në lagjen Hasan, Fushë Krujë, ku kanë vjedhur materiale në kabinën elektrike që furnizon biznesin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë”, thotë policia.
