Ditën e nesërme, ish-deputeti socialist Alqi Bllako pritet që të dalë para Gjykatës së Posaçme në orën 11:00 për t’u njohur me masën e sigurisë.
Në sqarimin e saj, SPAK njofton se arrestimi i ish-deputetit, Alqi Bllako u bë me 9 orë vonesë nga policia e shtetit, pa sqaruar arsyen e kësaj vonese.
Po ashtu, në deklaratën e Prokurorisë së Posaçme thuhet se që nga marrja në hetim deri te arrestimi i Alqi Bllakos në orët e para të mëngjesit, policia është urdhëruar të mbante në vëzhgim deputetin që prej datës 30 mars.
Ndëekohë që një ditë më pas, ekzaktësisht në orën 15:54 u përcoll vendimi i gjykatës për ekzekutim nga policia, por sipas Prokurorisë së Posaçme, urdhri është ekzekutuar në orën 03.30 të mëngjesit të datës 1 prill nga ana e uniformave blu.
