Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Altin Bojni kandidat për bashkinë Mat, deputeti Malaj: Ai njeh nga afër çdo lagje, çdo fshat dhe çdo njeri

19:53 / October 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 10 07 at 19.48.09
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Altin Bojni do të jetë kandidati për Bashkinë e Matit, dhe emri u konfirmua edhe nga mbledhja e Kryesisë së PS. Deputeti i PS, Agron Malaj, i cili ka drejtuar këtë bashki, shkruan që Bojni është një njeri që njeh nga afër çdo lagje, çdo fshat dhe çdo njeri. ”Jam i bindur që Altini ka jo vetëm mbështetjen time absolute por dhe të gjithë Partisë Socialiste e matjanëve të ndershëm e punëtore. Jam gjithashtu i bindur që edhe këtë garë do ta udhëheqë me dinjitet”,-shkruan Malaj.

Postimi i plotë

Altini është një emër i njohur nga matjanët për përvojën, përkushtimin dhe ndershmërinë. Një qytetar model, prind shembullor dhe njeri që i njeh mirë sfidat e komunitetit tonë. Me vite në administratë dhe së fundmi në krye të Këshillit Bashkiak, Altini ka treguar se di të dëgjojë, të bashkëpunojë dhe të udhëheqë me qetësi e vendosmëri. Ai e njeh nga afër çdo lagje, çdo fshat dhe çdo njeri të zakonshëm që pret një bashki më afër njerëzve.

Partia Socialiste e Matit ka bërë një zgjedhje të drejtë, duke i besuar këtë përgjegjësi një personi që mishëron vlerat e punës, qytetarisë dhe besimit tek puna e përbashkët. Në çdo mandat, puna dhe përkushtimi kanë qenë busulla jonë politike dhe jam i bindur se Altini do të dijë ta çojë përpara këtë frymë bashkëpunimi e zhvillimi që na ka bashkuar si komunitet.

Jam i bindur që Altini ka jo vetëm mbështetjen time absolute por dhe të gjithë Partisë Socialiste e matjanëve të ndershëm e punëtore. Jam gjithashtu i bindur që edhe këtë garë do ta udhëheqë me dinjitet.

I uroj suksese në këtë rrugëtim të ri në shërbim të Matit, me bindjen se puna e mirë nuk ndalet, por vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe dashuri për vendin tonë.

Agron Malaj altin bojni mat PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.