27-vjeçarja Sibela Abedini i dha fund jetës në rrethana ende të paqartësuara plotësisht. Kishte të dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve, ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia. Familjarët e saj kanë dyshime se Sibelën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë.
Policia e Tiranës njoftoi të hënën se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj i ishte shkaktuar nga publikimi i një fotoje intime në TikTok. Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Çokun, 39-vjeçar, i njohur së fundmi si një personazh TikTok-u, për shkak të sensit të protagonizmit të shtuar, here për shkak të aftësive ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët.
Lexo edhe :
Related Posts
39-vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime së bashku. Foto e cila ishte publikuar më pas në rrjetin social TikTok nga ky profil: userrrrshiba. Altin Coku. Por Altin Çoku kishte dalë dhe në live TikTok duke e përgënjeshtruar se e kishte shpërndarë ai atë foto dhe duke ngritur një alibi se kishte qenë një shoku i tij që ia kishte marrë foton nga telefoni dhe më pas shpërndarë.
Altin Çoku, përveçse si personazh TikTok-u është i njohur si me precedentë të theksuar kriminalë dhe për kryerjen e veprave shumë të rënda kriminale. Në mars të vitit 2010 ai kishte tentuar të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët. Për ta detyruar këtë të fundit të qëndronte në lidhje i kishte vënë flakën kushëririt të tij, i cili ishte vëllai i mitur i vajzës së dajës.