Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

AMA kritikon mediat për keqpërdorimin e gjuhës shqipe në lajme dhe emisione

17:55 / January 24, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
243448932 165366722445761 7393957907619177679 n 696x503 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në procesin e monitorimit dhe shqyrtimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i është rikthyer dhe çështjeve të respektimit të standardit të shqipes së folur dhe të shkruar nga redaksitë audiovizive.

Përmes një njoftimi, AMA vë në dukje se mediet në tërësi, por dhe ajo audiovizive në veçanti, kanë rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe por dhe pasurimin e saj, duke shmangur ngarkesa të panevojshme të fjalëve dhe shprehjeve të huaja.

“Nuk janë korrekte sjelljet e disa drejtuesve të programeve audiovizive, të cilët lehtësisht zevëndësojnë fjalorin shqip me fjalë të huaja, si një përpjekje për të treguar modernitet në formulimet e pyetjeve, në komentet apo ndërhyrjet që bëjnë gjatë transmetimit të programeve. Efekti është jo vetëm te deformimi i shqipes por dhe te krijimi i situatave të paqarta, të pakuptueshme nga ndjekësit. Kjo nuk ndikon mirë te të ftuarit, që nga ana e tyre ndjejnë liri për përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve të huaja”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas njoftimit, Autoriteti ka hasur dhe tekste (informacione, tituj, titrat e përkthimeve etj.) të cilat shkruhen me nxitim, duke mos respektuar as rregullat bazë të standardit të shqipes. Kjo, theksoi AMA, bie në kundërshtim me zbatimin e parimeve themelore dhe kërkesave të ligjit 97/2013, neni 4, “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, dhe të Kodit të Transmetimit të AMA-s, seksioni 1, “Parimet themelore”, të cilat përcaktojnë detyrimin e OSHMA-ve për përdorimin e standardit letrar të gjuhës shqipe.

AMA sërish po përmend dukuritë më të shpeshta që hasen në përmbajtjet e transmetuara audiovizive: gjuha e folur, në lajme dhe programe informative, veçanërisht në televizionet kombëtare, dëshmon për rritje të kujdesit ndaj drejtshqiptimit e komunikimit, por nuk respekton me përpikëri parimet, normat e kërkesat gjuhësore; në programet me natyrë argëtuese janë identifikuar dhe komunikime në zhargon, të moderatorëve me të ftuarit, si dialogje të rëndomta që hasen në mjedise të lirshme kafenesh apo mjedise të tjera publike dhe private; vërehet përdorimi i panevojshëm, nga gazetarët e moderatorët, i fjalëve, fjalive e ndërtimeve sintaksore të gjuhëve të huaja; në televizionet informative, në shkrimin e titrave, por dhe në televizione kombëtare, në titrat e edicioneve informative, vijon të mos përdoret germa “Ë”, (e madhe) dhe “Ç” (e madhe). Kjo e fundit krijon dhe vështirësi e keqkuptime te teleshikuesit. Në mjaft raste të tjera, në të  njëjtat televizione, sidomos në përkthimin e filmave e dokumentarëve, germat “Ë”, “ë”, “Ç”, “ç”, përdoren sipas normës drejtshkrimore.

“AMA do të vijojë monitorimet mbi përdorimin e gjuhës shqipe duke e vlerësuar këtë aspekt me shumë rendësi në edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për respektimin e standardit në të folur dhe në të shkruar. Redaksitë duhet të shtojnë përpjekjet që ky tregues të jetë pjesë e angazhimit të tyre profesional për përmbajtje sa më të shumëllojshme dhe cilësore për publikun”, thuhet në njoftim.

323717286 980328596705619 606661106101814699 n
323917407 1291162771446215 2237297448713748367 n
323928450 546638594161049 6564762346580715074 n
324187752 861874628202323 2559638791924722388 n
324432349 959158515071235 851789532206335206 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.