Ambasada amerikane në Tiranë i kërkon shtetasve të saj që ndodhe në Shqipëri që të kthehen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky njoftim bëhet në kushtet e pandemisë globale për shkak të koronavirusit dhe përhapjes së shpejtë të tij.
“Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania.
Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEwBQ
Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: [email protected]”, thuhet në njoftim.
