Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada e SHBA krah Gjykatës së Lartë: Hapni çështjet e vjetra, shqiptarët në pritje të drejtësisë

18:58 / July 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sadushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell është takuar ditën e sotme me kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Takimi është njoftuar nga ambasada e SHBA në Shqipëri. Në njoftim thuhet se Rockwell dhe Sadushi kanë biseduar në lidhje me mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Ambasada e SHBA thekson se mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë ndikim në jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri, përfshirë dhe detyrën e themelore të pakësimit të çështjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë dhe parandalimin e përsëritjes së tyre.

Nëpërmjet partnerit të saj zbatues, East West Management Institute, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Gjykatës së Lartë për të trajtuar çështjet e prapambetura, të cilat kanë një ndikim serioz në jetët e qytetarëve shqiptarë në pritje të drejtësisë.

Projekti “Zvogëlimi i Prapambetjes dhe Procese Efikase Gjyqësore në Gjykatën e Lartë” ka ndihmuar Gjykatën në zhvillimin dhe zbatimin e masave për shqyrtimin më efikas të çështjeve. Rockwell dhe Sadushi biseduan gjithashtu edhe çështje si hapësira e kufizuar në punë, mungesa e stafit ndihmës në gjykata, dhe mungesa e hapësirës për të ruajtur çështjet në pritje të gjykimit. Rockëell ra dakord se ka nevojë urgjente që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata e Lartë të punojnë me qeverinë për të trajtuar këtë problem”, thuhet në njoftim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.