Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasada shqiptare në Australi do mbulojë dhe Zelandën e Re. Ja lehtësitë që përfitojnë shqiptarët atje

11:37 / July 4, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanberra australi
Kanberra, Australi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria njoftoi se do të hapet ambasada shqiptare në Kanberra të Australisë duke sjellë më shumë lehtësira për komunitetin shqiptar që jeton atje, dhe jo vetëm për përforcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Aktualisht, shërbimet mbuloheshin nga Ambasada shqiptare në Pekin, e cila do të thoshte më shumë kosto kohore por dhe në lekë për shqiptarët e Australisë dhe Zelandës së re.

Kastriot Robo, drejtori për Azinë dhe Paqësorin në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, sqaron për tirananews.al përfitimet nga hapja e kësaj ambasade, jo vetëm në nivelin diplomatik por dhe shërbimet konsullore, që mendohet të jenë 4 mijë deri në 5 mijë praktika në vit.

“Kryesorja është që kjo bëhet në funksion të një mbulimi më efektiv diplomatik të asaj zone. Për më tepër që ne kemi dhe një prezencë të komunitetit shqiptar atje dhe mendohet që ambasada jonë në Kanberra të jetë e unifikuar nga pikëpamja logjistike, të jetë bashkë me ambasadën e Kosovës dhe do të jemi në një çati por me zyra për secilën përfaqësi”, thotë z. Robo për tirananews.al.

Enida Hoxha, e cila prej 6 vitesh jeton në Australi dhe ka krijuar atje familjen e saj thotë se lajmi është jashtëzakonisht i mirë. “E dije që Kosova ka ambasadë në Australi? Unë u habita kur e mora vesh dhe ne nuk kishim”, thotë Enida teksa na shpjegon dhe peripecitë që ka kaluar për të përfituar një dokument. Ajo thotë se nuk kishte ku të gjente informacion si procedohej për të regjistruar fëmijën e porsalindur, ndërkohë që tregon se është ende me vizë të përkohshme. Australia nuk e ka ligjin e të drejtës së nënshtetësisë nga lindja nëse të paktën njëri nga prindërit nuk ka vizë për qëndrim të përhershëm, prandaj duhej që vajza të regjistrohej në Shqipëri. Deri këtu gjithçka në rregull, por problemi lindi kur donin të vinin në Shqipëri, pasi vajza nuk kishte pasaportë.

“Edhe për të marrë një pasaportë vajza duhet të ishte prezent në Shqipëri. Në fillim më dukej një absurditet, sepse një shtet kërkonte patjetër pasaportë për të nxjerrë fëmijën nga vendi e tjetri donte ta kishte atje për t’ia dhënë. Pas shume telefonatash ne Ministrine e Jashtme edhe kerkimi ne internet, na u dha informacioni per te aplikuar per leje kalimi nepermjet portalit eAlbania edhe ashtu vepruam. Pasi beme aplikimin edhe pagesen aty, ambasada e Shqiperise ne Kine, Beijing na kontaktoi me email edhe pasi derguam gjithe informacionin e nevojshem atje, paguam posten qe te na dergohej origjinali ne shtepi. Procedura zgjati rreth 3-4 dite pa marre parasysh kohen e postes 4 dite te tjera”, thote ajo.

Enida na tregon se edhe në doganë në aeroportin e Perthit patën vështirësi pasi nuk e njihnin si dokument, me vulë të njomë nga shteti shqiptar. Por thotë se pas shumë diskutimesh dhe telefonatash më në fund emigracioni i la të kalonin.

Të gjitha këto një shqiptari të Australisë i kushton 30 euro kosto e aplikimit dhe 150 dollarë australianë posta.

Z. Robo na sqaron se krijimi i ambasadës sigurisht që do të zgjidhë dhe çështje të tilla në një kohë më të shkurtër dhe me procedurë më të shpejtë. Aktualisht për të marrë një leje kalimi, dokument i vlefshëm për të dalë nga Australia, gjë e cila nevojitet dhe në rastet kur personi do të duhet të vijë drejt Shqipërisë për të marrë pasaportën e vet, do të shkurtojë kohën e marrjes dhe koston me hapjen e kësaj ambasade. Ai bën të ditur se ambasada do të ketë një shtrirje rajonale, dhe mendohet që përveç Australisë të ketë dhe vende të tjera që mbulohen në atë zonë, në mënyrë të veçantë dhe Zelanda e Re. “Problemin e komunitetit e kanë një nga vektorët e punës së tyre, konkretimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Australinë në të gjithë aspektet”, vijon Robo.

Ambasada pritet të hapet sa më shpejtë pas botimit të vendimit të qeverisë në Fletoren Zyrtare dhe më pas dërgimin e stafit në Kanberra.

Ambasada zelanda re
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.