Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadorët Kim dhe Soreca takim me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese: Gjykatësit të veprojnë me pavarësi, pavarësisht kush i emëroi ata

17:53 / January 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Yuri Kim Soreca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka komentuar takimin e tij me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim ditën e sotme.

Ai tha se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha institucionet e drejtësisë në mënyrë që reforma në drejtësi të japë rezultatet që qytetarët shqiptarë presin.

Soreca thekson se sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese ishte një arritje e madhe për vendin edhe pse shumë sfiduese.

“Unë sot u takova me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, së bashku me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë. Unë i falënderova ata që morën një sfidë kaq të vështirë në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Urova më të mirën për punën e tyre në çështjet e rëndësishme që Gjykata do të shqyrtojë së shpejti. Sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës ishte një arritje e madhe, e bërë e mundur nga angazhimi politik i Presidentit dhe Parlamentit, dhe puna efektive e JAC. Shqipëria tani ka bërë një hap kritik drejt IGC-së së parë. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë për të gjitha institucionet e drejtësisë në mënyrë që reforma në drejtësi të japë rezultatet që qytetarët shqiptarë presin”, tha Soreca.

Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në fund të vitit 2021 me anëtarët e rinj Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja. Më herë kryediplomatja amerikane, Kim është takuar me kryetaren e Kushtetueses, Vitore Tushën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u votua? Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamblenë Socialiste: Elisa Spiropali nuk është më pjesë e grupit parlamentar

22:00 / November 16, 2026

Chay Bowes postoi fotot e protestës në Tiranë, Rama: Klloun i propagandës ruse, sot u sanksionua nga BE

21:40 / November 16, 2026

Rama takon Metsolën në Bruksel, Presidentja e PE: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE

21:00 / November 16, 2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

20:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.