Përfaqësuesi i Partisë Demokratikë në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh se pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëveshja e 5 qershorit.
“Ajo që ka bërë sot ka dëmtuar të gjithë marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo që bëmë mbrëmë ishte të ishim konkret, të hapnim listën, të mos ndryshojë rregullat e lojës midis kundërshtarëve.
Por Rama ka lënë një precedent të rrezikshëm afatgjatë… Ne kemi një pozicionim të fundit nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëveshja e 5 qershorit. Ai pret të deformojë në Kodin Zgjedhor modelin prej 17 vitesh të koalicioneve parazgjedhore. Për ne kjo është vijë e kuqe kushtetuese”, tha Bylykbashi.