Gjatë fjalë së tij në konferencën e Ministrave të Drejtësisë në Ballkan që po mbahet në Tiranë kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin në Bashkimin Evropian dhe rëndësinë që ka për vendin tonë.
Por duke folur në këtë kuadër ai ka vënë re mungesën e ambasadorit britanik në Tiranë në këtë konferencë ku tha se “Britanikët kanë luksin të mendojnë për shkurorëzime e divorce referuar Brexit.
“Britanikët kanë luksit të mendojnë shkurorëzim e divorce prej kaq vitesh ndërsa ne jo, se për ne është hera e parë. Hera e parë që nuk e ndalon dot askënd që të ketë këtë ëndërr e të martohet me atë që do”, tha Rama në fjalën e tij
