Ambasadori gjerman në Tiranë Peter ZIngraf po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nuk dihen ende arsyet e këtij takimi, ndërkohë që ditët e fundit kemi parë të rikthehen përplasjet në Këshillin Politik, pasi opozita kërkon të lejohen koalicionet parazgjedhore dhe hapje 100% e listave.
Pak ditë më parë në zyrën e Bashës shkuan edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones dhe ambasadori britanik.
Ndërkaq, kryeministri Rama është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Gjermani.
