Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadori Gonzato: Përfshirja e biznesit, sfidë e muajve të ardhshëm për integrimin në BE

11:15 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3511
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në procesin e integrimit europian të vendit, duke e konsideruar atë një sfidë të rëndësishme për muajt e ardhshëm.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, të mbajtur këtë të hënë, më 10 nëntor, ku Gonzato u pyet nga një përfaqësuese e biznesit mbi rolin e diplomacisë ekonomike.

“Faleminderit për pyetjen, jo domosdoshmërisht do përdorja termin diplomaci ekonomike. Jam mjaft i familjarizuar për këtë çështje, mungesa e informacionit në procesin e integrimit në BE. Është një çështje që e kam ngritur. Duhen përfshirë edhe më përpara, për të marrë reflektime për të kuptuar si mund të zbatohen. Kjo është absolutisht diçka që e shohim si një sfidë të rëndësishme muajt që vijnë. Ja pse ka tryeza të rrumbullakëta të organizuara nga qeveria me grupime të ndryshme.”, tha Gonzato.

Ambasadori theksoi se ndërsa miratimi i ligjit është relativisht i lehtë, zbatimi i tij paraqet një sfidë të vërtetë.

“Miratimi i ligjit është relativisht i lehtë, zbatimi i ligjit jo. Duke përfshirë kufizimet, sfidat tuaja e kështu me radhë. Kjo është e rëndësishme, sa i takon asaj që unë kuptoj me diplomaci ekonomike.”, vazhdo ai.

Ambasadori i BE-së theksoi gjithashtu se bizneset nuk konsiderojnë vetëm aspektin ekonomik kur vendosin ku të investojnë: “Bizneset nuk investojnë në vende ku ka probleme me pronësinë, ku korrupsioni është i përhapur. Nuk është tërësisht ekonomik. Ka të bëjë dhe me kapitalin e huaj, sepse duhen aftësi për të qenë tërheqës, por duhet edhe sundimi i ligjit.”

Kryeatri i Kuvendit Niko Peleshi nga ana tjetër shtoi se: “Do ta shihja jo si nevojë por nevojë ekzistenciale gjithëpërfshirjen e në rastin konkret të botës së biznesit në procesin e integrimit europian.“

Ambasadori BE Gonzato Integrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.