Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e ri të Argjentinës në Shqipëri, rezident në Romë, Roberto Manuel Carlés me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Nga ana e tij, Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Roberto Manuel Carlés për mbështetjen e tij në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri duke e siguruar për dëshirën në forcimin e marrëdhënieve miqësore tradicionale mes dy vendeve tona, jo vetëm në nivelin politik, por edhe atë ekonomik, tregtar, turizëm e kulturë.
Gjithashtu, Meta nënvizoi praninë e diasporës shqiptare në Argjentinë dhe vlerat e kontributin e saj në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve tanë edhe në të ardhmen.
