Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ambasadori Meidani takon drejtorin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane

11:30 / March 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ffffffffffff sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një darkë miqësore me Martin Vulaj, drejtorin e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane dhe një nga liderët më të spikatur të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Në takim morën pjesë gjithashtu miq si Ilir Rusi dhe përfaqësues të tjerë të diasporës shqiptare nga Shtetet e Bashkuara. Diskutimet u fokusuan në situatën aktuale ne rajon e më gjerë, rolin jetik të diasporës në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe në mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Ambasadori Meidani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në SHBA në promovimin e identitetit kombëtar dhe mbështetjen e çështjeve shqiptare në rajon. Ai theksoi se diaspora ka qenë një urë kyçe lidhëse mes Shqipërisë dhe institucioneve amerikane, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, politik dhe kulturor të vendit.

Nga ana e tij, zoti Vulaj dhe përfaqësuesit e tjerë të diasporës theksuan nevojën për të rifuqizuar përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit mes komunitetit shqiptar në SHBA dhe institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe rajon. Ai dhe zoti Rusi shprehën gatishmërinë për të ndihmuar në krijimin e platformave mbështetëse dhe orientuese, por dhe në promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe, si dhe fuqizimin e pozitës së diasporës në proceset konsultuese e vendimmarrëse.

Darka u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku pjesëmarrësit ndanë pikëpamje mbi sfidat dhe mundësitë që ka diaspora shqiptare për të ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe rajonit. U theksua rëndësia e një bashkëpunimi më të strukturuar dhe e nismave të reja që do të forcojnë lidhjet mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

Ky takim riafirmoi angazhimin e përbashkët për të ndërtuar ura më të forta bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe diasporës shqiptare në SHBA, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe mbështetje të ndërsjellë.

ambasador Denion Meidani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shty për shkak të protestave/ Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor

15:16 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.