Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ambasadori spanjoll për krizën: Zgjidhja, respektoni Kushtetutën

09:31 / July 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vicente Canelles Montero
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Faktorët e brendshëm vendosin për zgjidhjen e krizës dhe shqiptarët duke respektuar ligjin e Kushtetutën. Kështu është shprehur ambasadori spanjoll Vincente Canelles Montero i cili ndodhet në Korçë.

Ambasadori spanjoll Vicente Canelles Montero ka folur nga Korça për sitatën politike në vend. Ai ka deklaruar se faktorët e brendshëm vendosin për zgjidhjen e krizës dhe shqiptarët, duke respektuar sipas tij ligjin e Kushtetutën.

“Është e vërtetë që situata politike në Shqipëri është e tensionuar por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë. Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë”, deklaroi Montero.

Ai ka treguar eksperiencën e tij në Spanjë, duke treguar dialogun si e vetmja rrugë.

“Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të vështira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre. Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit”, tha ambasadori spanjoll.

I pyetur për Gjykatën Kushtetuese, Montero tha se duhet një zgjidhje e shpejtë.
“Këto janë vështirësi që duhet ti zgjidhni. Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disfata në zgjedhjet lokale, Murrizi: Rezultat turpërues nga opozita me emra kandidatësh të “pavarur”

20:19 / November 10, 2025

SPAK e thërret për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

19:27 / November 10, 2025

Zaloshnja: 2/3 e votuesve të PD nuk votuan të dielën, kurse 8/10 e socialistëve votuan në shi e rrebesh

18:51 / November 10, 2025

Kapri: Kur do zhbllokohen fondet e IPARD? Sipropali: SPAK dhe BE po heton. Greqia jo pengesë për në BE

17:50 / November 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.