Nga Shkodra, ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, lëshoi akuza ndaj organizatës turke FETO.
Yoruk tha se elementë dhe struktura tinzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri. Sipas tij, kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë.
“Organizata terroriste turke FETO përpiqet të ndikojë në të gjitha mënyrat në Turqi dhe në 15 korrik 2015 pati një tentativë për grusht shteti dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të shtetit turk dhe presidentit Erdogan, ajo dështoi por anëtarë të kësaj organizate janë në vende të ndryshme të shpërndarë. Me keqardhje theksoj se elementë dhe struktura tinzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, ecin dhe dalin rrugëve tepër të qetë. Të gjithë e dinë mirë në Turqi se çfarë ka bërë organizata terroriste FETO. Ne mendojmë se kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë. Ne kemi bindjen se Shqipëria duhet ta pastrojë sa më parë veten nga kjo organizatë terroriste që i kanë sjellë aq shumë të këqija Turqisë. Ne do të vazhdojmë punën tonë që këto marrëdhënie mes nesh të vazhdojnë të jenë më të mirat dhe ne do jemi sërish pranë vëllezërve shqiptar, duke iu dhënë mbështetjen maksimale”, deklaroi ai.
Deklaratat, ambasadori Yoruk i bëri gjatë një takimi për “marrëdhëniet Turqi – Shqipëri, nga e kaluara në të sotmen”.
