Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadori turk: FETO helm vdekjeprurës për marrëdhëniet me Shqipërinë

08:30 / February 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Murat Ahmet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turqia duket se ka shtuar presionet ndaj qeverisë shqiptare për gylenistët. Pas ultimatumit që lëshoi pak javë më parë presidenti turk Recep Tajip Erdogan që Shqipëria të largojë nga vendi gylenistët, një tjetër paralajmërim ka ardhur nga ambasadori i Turqisë në Tiranë.

Murat Ahmet Yoruk, në një intervistë televizive, u shpreh se FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Ai theksoi, se organizata FETO përbën kërcënim edhe për vetë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“FETO është si një helm vdekjeprurës që cenon seriozisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Organizata FETO është një organizatë terroriste që operon në mbarë arenën ndërkombëtare dhe kjo organizatë në Turqi në 2016 tentoi një grusht shteti ku synim kishte cenimin e sistemit demokratik në Turqi dhe prishjen e rendit kushtetues”, tha ai.

Ndër të tjera, ambasadori turk kërkoi nga Shqipëria që si vend mik dhe vëlla i Turqisë të marrë masa ndaj tyre. Ai theksoi, se fatkeqësisht ka element të FETO-s që veprojnë edhe këtu në vendin tonë.

“Unë shpresoj që të ndërmerren masa ndaj kësaj organizate pasi të gjithë vëllezërit e mi në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit e kanë ndjekur nga afër këtë zhvillim të errët e programuar nga kjo organizatë tinëzare e FETO-s. Shqipëria dhe Turqia nëse konsiderohen si aletë atëherë duhet të kemi kujdes, pasi çfarë na kërcënon ne dhe konsiderohet rrezik edhe nga vëllai dhe miku ynë duhet të konsiderohet si kërcënim. Me keqardhje them se FETO edhe pse ka kaluar 5 vite nga ajo tentativa e grushtit të shtetit, kjo organizatë vazhdon të tregojë ekzistencën e saj këtu në Shqipëri”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.