Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael përshkruan dhomën e sigurisë brenda banesës së saj

22:38 / October 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meri kumbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka folur mbrëmjen e sotme përmes një lidhjeje Skype për “Opinion” në Tv Klan. E ndodhur në rezidencën e saj në Izrael, ajo shpjegoi se thuajse të gjitha banesat e ndërtuara në Izrael pas vitit 1994 kanë një dhomë sigurie e cila shërben për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore. Kjo dhomë sipas Kumbes është totalisht e blinduar dhe është rreth 3 metra katrorë.

-Jeni në zyrë?

Meri Kumbe: Jo, jam në banesë.

-Ka mbrojtje ajrore banesa?

Meri Kumbe: Po kam pikërisht këtu në të majtën time është dhoma e sigurisë dhe uroj që të mos ndodhë, por nëse do ketë alarm do duhet patjetër që të tërhiqem dhe të futem në atë dhomë.

–Çdo banesë ka dhomë sigurie?

Meri Kumbe: Kryesisht banesat e ndërtuara pas vitit ’94 kanë dhoma sigurie brenda. Janë dhoma pa dritare, me beton komplet dhe kanë një derë karakteristike të blinduar. Ato dhoma që kanë dritare, dhe dritaret janë po ashtu të blinduara, si dritarja dhe grila dhe zakonisht janë pa xham. Supozohet që nga tronditjet të limitohet mundësia për t’u dëmtuar qytetarët.

-Sa e madhe është dhoma?

Meri Kumbe: Është rreth 2 metra e gjysmë ose 3 metra katrorë, është e vogël…

-Pra si strehimet kundër sulmeve ajrore.

Meri Kumbe: Pallatet e vjetra kanë bunkerët klasikë siç i kemi patur ne ndërtimet e vjetra të komunizmit që zbresin poshtë dhe futesh nën tokë. Ndërkohë që këto dhoma janë më komode sepse je në shtëpi dhe kryesisht gjatë natës, e sidomos kur familja ka fëmijë të vegjël, mesatarisht izraelitët kanë nga 3 fëmijë.

izrael Meri Kumbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.