Nga Pogradeci, ambasadorja franceze në Tiranë Christine Vasac komentoi ngërçin e fundit politik në vend, atë për ndryshimet kushtetuese, hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore. Për ambasadoren franceze kjo është një çështje e brendshme dhe u përket shqiptarëve për të vendosur.
“Ka një projekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të Presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Iu përket shqiptareve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë çështje.
Ka një kalendar i cili është vendosur dhe në qoftë se do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat.” -u shpreh Vasac.
Pyetjes nëse listat e hapura dhe aleancat pas zgjedhore janë modeli i duhur për Shqipërinë, ambasadorja iu përgjigj: “Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse është kjo është një çështje shqiptare”.