Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ambasadorja Kim apel qeverisë: Ndërmerrni veprime të vërteta! Nëse jo tani, kur?

13:11 / October 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Yuri Kim 2 547x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“30 vjet pas diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë duhet të thyejnë zakonet e së kaluarës, të bëjnë ndryshimet e duhura në mënyrë që brezi i ri të ketë një të ardhme më të mirë”. Është ky mesazhi i ambasadores amerikane në vendin tonë Yuri Kim pas takimit me zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

“Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit shqiptarë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, të bëjnë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? SHBA do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetjen e plotë”.

Ajo tha se me Ahmetajn ka diskutuar zgjidhjen e të drejtave të pronësisë, zbatimin e reformës në drejtësi dhe çështjen e pastrimit të parave

“Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë digjitalizimin e regjistrave për të kundërshtuar ndërhyrjen ilegale; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimin e pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF”.

Në postimin në Twitter, Kim i bën thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur.

“Takova zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën për partneritet të fortë me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Gjithashtu nënvizoi se SHBA është vendosur seriozisht mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.