Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjes së gazetarëve lidhur me kandidimin e Tom Doshit, në një kohë kur një ditë më parë ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim kërkoi në mënyrë nominale mos kandidimin e tij.
“Sa herë të më pyesni për ambasadoren nuk do jap përgjigje, se keni abuzuar e spekuluar në mënyrën me skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht, përgjigja ime lidhur me pyetjen që mu bë ishte shumë e thjeshtë dhe e qartë nuk ka nevojë të më vëni përpara ambasadoren për të më kujtuar detyrën që kam para ligjit dhe njerëzve sepse këtë e di vetë, s’ka nevojë të ma përdorni ambasadoren si karrem që ju të bëni telenovela. Nuk jap më asnjë pëgjigje sa herë të më pyesni për ambasdoren”, ishte përgjigja e Ramës.
Ndërkohë kujtojmë se partia e Tom Doshit është në koalicion me Partinë Socialiste.
