Ambasadorja amerikane Yuri Kim nga të gjithë qytetet e Shqipërisë ka zgjedhur Shkodrë.
“Shkodrën e dua”, i tha ambasadorja Kim gazetarit Blendi Fevziu. “Njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artin…”.
“Do të thoja çdo qytet është unik, kjo e bën Shqipërinë kaq mahnitëse. Më kujtohet arkitektura e bukur e Beratit. Plazhet e Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës dhe eleganca e heshtur e vendit. Shkodrën e dua. E dua Shkodrën, e dini pse? Se njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet, e dinë kush janë”, tha ambasadorja Kim.