Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga, ditën e sotme ka vizituar në spitalin “Evangjelizmos”, kryepeshkopin Janullatos, i cili ndodhet i shtruar për shkak se është infektuar me COVID-19.
Kryepeshkopi ka kërkuar që të takoj ambasadoren, e cila e vizitoi dhe i përcolli urimet për një shërim të shpejtë të popullit shqiptar.
Ndërkohë kryepeshkopi e falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e sinqertë për mjekët, infermierët dhe njerëzit që shprehën lutje për të.
Kujtojmë se Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, u infektua me COVID-19 disa ditë më parë, ndërkohë që u dërgua me helikopter ushtarak drejt Greqisë për një trajtim më të specializuar.
