Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadorja shqiptare në Izrael: 34 shqiptarë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri

13:32 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 127 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas situatës në Izrael, janë 34 shqiptarë të tjerë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa 11 të tjerë mbërritën sot përmes një linje fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Lajmi u bë me dije për Report Tv nga ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe. “Janë rreth 34 shtetas akoma. Jemi në konkat të vazhdueshëm me ta. Po përdoret shumë edhe aeroporti civil, të gjitha fluturimet që janë të lira. Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre”, tha Kumbe.

Kumbe tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me shqipatrët që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në atdhe dhe se po shyrtohen të gjitha mundësitë për t’i evakuuar. Kumbe theksoi se po punohet edhe me shtetet e rajonit.

“Ne jemi duke bashkëpunuar të gjitha shtetet e rajonit. Janë momente ku prevalon humanizmi dhe janë momente delikate. Kemi qenë shumë afër njëri- tjetrit. Kemi ndihmuar njëri- tjetrin. Jemi duke parë të gjitha opsionet. Kemi orientuar qytetarët edhe drejt avionëve që fluturojnë normalisht. Kërkojnë të ikin një orë e më parë. Dikush zgjedh të iki me bileta se niset në orën më të afërt, dikush tjetër nëse ne na krijohet mundësia me shtete fqinje i mbajmë në dijeni. Është proces hap pas hapi”, tha Kumbe.

Ambasadorja tregoi se janë në kontakt edhe me shqipatrë të tjerë që ndodhen në Izrael, të cilët s’kanë bërë ende kërkesë për t’u larguar, duke thënë se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe situata në qytetet ku ata ndodhen për momentin nuk paraqet rrezik.

izrael
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.