Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Durrës ku si pasojë ka humbur jetën një 71 vjeçare.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.
