Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Amerika fut në listën e zezë edhe familjen shqiptare Hysa: Pastrojnë paratë e kartelit Sinaloa!

18:06 / November 13, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1763052778xduytuuu 775
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa. Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës”. “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Çështjet e Terrorizmit dhe Inteligjencën Financiare, John K. Hurley. Në përgjithësi, në listën e zezë janë futur 27 individëve dhe entiteteve. Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.

Kush është familja Hysa dhe për çfarë akuzohen?

Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa. Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë – duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante – për t’i pastruar paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve.

SHBA-ja beson se HOCG vepron me pëlqimin e kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij. Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në media si një nga anëtarët kryesorë të familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë.

Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar ngushtë me një person amerikan për pastrimin e parave, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave të gatshme nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ku kompania e atij personi amerikan është përdorur për shpëlarjen e parave, sipas Thesarit amerikan.

Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i parave të paligjshme që i përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Luftar gjithashtu zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa. Arbeni zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa në Meksikë. Ai gjithashtu është përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara me synimin për t’i shpëlarë ato, si dhe në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë për t’i shpëlarë paratë e drogës.

Ramizi ka qenë i përfshirë në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë si mbulim për pastrimin e parave nga shitja e narkotikëve. Fatosi së bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara për t’i pastruar më vonë.

Fatosi dhe Fabjoni kanë qenë gjithashtu të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga pastrimi i parave të paligjshme që u përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Me veprimin e sotëm, OFAC-i synon gjithashtu disa individë dhe entitete brenda rrjetit të familjes Hysa. Kompania me bazë në Meksikë, Entretenimiento Palmero, S.A. de C.V., në pronësi të Arbenit, është qendrore në operacionet e HOCG-së.

Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez vepron si komisionar i saj. Ndërsa shtetasja shqiptare, por me bazë në Meksikë, Eselda Baku (ish Eselda Hysa), vajza e Ramizit, është anëtare e Bordit të Drejtorëve të saj.

Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?

Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan. Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë. Institucionet financiare, amerikane ose ndërkombëtare që përdorin sistemin amerikan, duhet të kenë kujdes të veçantë ose të mos bashkëpunojnë me këto entitete ose me entitete që janë më shumë se 50 për qind në pronësi të tyre. /REL/

amerika familja hysa karteli Sinaloa para
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama ndan pamjet nga pritja në Pallatin Elysee, mirëpritet nga Macron dhe bashkëshortja e tij

22:24 / November 10, 2026

Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit

21:00 / November 10, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

“Protestat në Tiranë si një tenxhere ku zien gjithçka, nga Irani te opozita”, Rama në Forumin e Paqes në Paris: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në në 2027

19:21 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.