Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Amerika kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

16:39 / December 19, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
250930 donald trump vl 246p fd83c5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëveshja për normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e arritur në vitin 2023, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit, thuhet në aktin e mbrojtjes kombëtare që e nënshkroi Presidenti Trump.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nënshkroi ligjin që zyrtarizon Aktin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, i miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan, që kap shifrën e gati një trilion dollarësh, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në këtë dokument përmendet edhe Kosova dhe Marrëveshjapër rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo Marrëveshje, sipas dokumentit, “përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, e cila përbëhet prej 11 nenesh, dhe që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit, ndër të tjera, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë edhe të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

SHBA-ja vazhdon mbështetjen

Sipas aktit të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së të nënshkruar nga Presidenti Trump, “SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve, dhe duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike”.

Dokumenti thekson “rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon”. “Paqja e vazhdueshme, stabiliteti dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor është drejtpërdrejt i lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve të këtyre gjashtë shteteve”, thuhet në dokument, ku Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyçe të Ballkanit Perëndimor. Stabiliteti i Kosovës lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

Varësia nga Rusia

Në tekstin e këtij dokumenti përmenden edhe një sërë çështjesh, përfshirë edhe varësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga energjia ruse, ku thuhet se “kjo varësi lidh ekonomitë dhe politikën e tyre me Moskën dhe pengon aspiratat e tyre për integrim evropian”. “Ulja e varësisë së Ballkanit Perëndimor nga gazi dhe karburantet fosile ruse është në interes kombëtar të SHBA-së”, thuhet në dokument, ku theksohet se Uashingtoni duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Në dokument po ashtu theksohet se “korrupsioni, përfshirë edhe korrupsionin tek udhëheqësit kryesorë politikë, vazhdon të prekë Ballkanin Perëndimor dhe përbën një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe politik të rajonit”. Ndërsa “fushatat e dezinformimit të drejtuara ndaj Ballkanit Perëndimor minojnë besueshmërinë e institucioneve demokratike, përfshirë integritetin e zgjedhjeve”.

SHBA mbështet anëtarësimin e BP në BE dhe NATO

SHBA-ja, siç thuhet më tej në dokument, duhet të mbështesë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk janë pjesë e BE-së dhe NATO-s, dhe që duan të anëtarësohen. Ajo do të mbështesë përmbushjen e kritereve për anëtarësim, ku duhet të ketë edhe mbështetjen e të gjithë aleatëve për të marrë ftesën për anëtarësim në mënyrë që të kontribuojnë në mënyrë të rëndësishme në sigurinë kolektive të NATO-s. Autori i pjesës së dokumentit për Ballkanin Perëndimor, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, William Keating, ka deklaruar se miratimi i legjislacionit në dy dhomat e Kongresit dhe i nënshkruar në ligj nga presidenti Donald Trump, tregon se Ballkani mbetet në radarin amerikan dhe interesin strategjik të saj./DW/

Marrëveshja e Ohrit trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim i fuqishëm në Monako/ Plagoset manjati ukrainas dhe anëtarë të familjes së tij

09:54 / June 30, 2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

22:41 / June 29, 2026

Sulm me armë zjarri në veri të Gjermanisë, të paktën 5 të vrarë dhe dy të arrestuar

14:54 / June 29, 2026

Ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikë-kalimit kufitar në Morinë, makina përplas për vdekje policin 59-vjeçar

12:10 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.