Ndonëse është vetëm 4 vjeç, vajza e vogël Amila Ismolli është kthyer ndër personat më të ndjekur në rrjete sociale. Kjo, pasi ajo përpiqet që të imitojë njerëzit të famshmit duke u veshur dhe pozuar njëlloj si ata.
Ajo e ka pasion të vishet si Personazhet- Vip.
E ëma e Amilës, Ladiola në një intervistë dhënë për mediat ka treguar se nga lindi dhe idea e një dëshire të tillë.
Ajo tregon se Amila kishte dhënë një pëlqim për Alketa Vejsiun, pasi kjo e fundit kishte të njëjtën veshje si e vogla Amila. Duke qenë se edhe e ëma e vuri re, ajo vendosi që t’i bënte një kombinim të dyjave bashkë. Si rezultat, imitimi ndodhi edhe me personazhet e tjerë të shoëbiz-it. Sa i përket zgjedhjes së personazheve, e ëma tregoi se përzgjedhja bëhet në bazë të rrobave që Amila posedon.
Më poshtë keni disa foto të saj.