Në shtator pritet të formohet kabinetit i ri qeveritar. Analistët Frrok Çupi dhe Ben Andoni mendojnë se në qeverinë Rama 3 do të ketë figura të reja
“Unë besoj se do të jenë figura politike që janë pro Ramës dhe jo ato që kundërshtojnë për të dërgur reformat përpara, pasi njërzit vizionar eklipsojnë vizionin e tij. Uroj që Rama të jetë më i shëndetshëm për sa i përket kabinetit të ri, duke iu referuar edhe punës së SPAK-ut apo kalbëzimeve në dikasteret që kanë lidhje me tënderat por edhe në drejtime të tjera”, tha Andoni.
“Duke studiuar Kryeministrin, edhe marrë shkas nga situata do jenë me figura të reja, për të kryer misionet e mandatit të tretë”, tha Çupi .
Për Andonin, “xhaketat” e vjetra do të largohen për tu hapur rrugë të rinjve.
“Ramës nuk i duhen më xhaketat e vjetra. E para sepse ato nuk ndjekin hapin e tij, dyta janë të papërshtatshme për reformat moderne, e treta, një pjesë e tyre kanë treguar se nuk e durojnë retorikën e lodhshme të z. Rama. Por edhe brezi i ri i studiuar mirë duan gjëra që janë më afër me realitetin. Ramës i intereson më shumë të mbajë pranë të rinjtë, pasi për shkak të idealizmit të tyre u premtohet më kollaj”, shtoi Andoni.
“Kryeministria ka lënë pas disa persona që kanë pas një rrugë në PS e jo kontribute, pasi kontributet janë të rralla. Ata janë thjeshtë marrës dhe jo dhënës. Në politikë kemi njerëz pa vepër…Ardhja e të rinjve është e domosdoshme dhe ekzistente”, nënvizoi Çupi .
Analistët janë të bindur se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të shërbejë për të përmyllur reformat historike dhe për ti dhënë fund tranzicionit
“Mandati i tretë do të kurorëzoj përpjekjen e shqiptarëve për demokraci në këto 30-vite. Ndërtim i drejtësisë, vijimësi jashtë krimit, korrupsionit veseve që ndërtojnë portret negativ para botës”, tha më tej Çupi .
“Rama beson shumë tani te bujqësia moderne, reforma e sistemit arsimor, apo thirrja për brezin e arsimuar jashtë”, deklaroi Andoni.
Legjislatura e re fillon punë në muajin shtator, Kryeministri Edi Rama do të formojë brenda shtatorit qeverinë e 3 pas fitores së 25 prillit.