Teksa janë bërë bashkë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar lëkundje të forta për qeverinë në sezonin e ri politik, por rrëzimi i kësaj mazhorance nuk duket edhe aq i lehtë. Analisti Ilir Kalemaj i cili edhe pse pranon se situata ku ndodhet vendi është në avantazh të opozitës, ai sheh si problem mungesën e një alternative të re.
“Ka pakënaqësi të madhe por nuk ka alternativë të re”, u shpreh kalemaj. Të njëjtin mendim ndan edhe Lutfi Dervishi i cili sheh dy rrugë që opozita të arrij qëllimin e saj.
“Ka 2 opsione; beteja parlamentare dhe protestat”, deklaron Dervishi. Iniciativat e mazhorancës për pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit dhe ish-sekretarët e partisë së punës, analistët i shohin si sulme politike ndaj dy liderve kryesorë të opozitës.
