Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANALIZA/ “’97-a, e re e PD, nuk ka lidhje me ’97-en e Shqipërisë”

20:30 / April 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

MERO BAZE

Rituali më i ri i Partisë Demokratike, është ti zërë prit në çdo qytet Edi Ramës me krerët lokal të PD, qofshin këta ish deputetë ose të zgjedhur lokal në krye të partisë. E marr me mend torturën e tyre, dhe bezdinë që duhet të filmojnë veten duke bërë sikur zihen me policët “që nuk I lënë të vrasin Edi Ramën”. Është një nga banalitetet e rëndomta të Berishës, sa herë që ajo parti hynë në krizë të thellë.

Në ditët e saj më të këqija, kur kishte shpallur ikjen nga pushteti dhe nuk merrte dot pjesë në zgjedhje as në gjysmën e Shqipërisë në vitin 1997, PD e bënte përsëri këtë ritual. Natyrisht jo në gjithë Shqipërinë, por qëllonte Bashkim Finon me gurë kur kalonte në Bushat. Më tej nuk e bënte jo se nuk kishte dëshirë, por nuk kishte mundësi, pasi palë me të nuk ishte qeveria, por njerëzit e armatosur, që mezi prisnin të shikonin ndonjë flamur të Partisë Demorkatike për ti vënë zjarrin.

Tani PD po përjeton 97 e saj. E izoluar, e rrezikuar, e frustruar dhe e destinuar të ndëshkohet rënd për aktin e saj vetvrasës, ajo ka zgjedhur të jetë pala e vetme në akte simbolike dhune, të cilat përveçse nuk e rrezikojnë rivalin e tyre, I japin atij dhe fuqinë e njeriut që duron idjotësira të tilla.

Po pse PD po përpiqet të prodhojw 97 e saj?

Ideja se 97 është një simbl dhune dhe destablizimi, është një opsion I dëshpëruar, I vjetër I Sali Berishës, sipas motos së tij “pas mua qameti”. Por vetëm kaq. Të gjitha faktorët e tjerë janë kundë 97, së Shqipërisë.

97 e Shqipërisë, u prodhua nga akte të forta destabilizimi dhe dhune, që kishin në shënjestër një qeveri e cila po përballej prej muajsh me revolta popullore, që socialistët I mbështesinin, por as i kontrollonin dot.

Qindra mijëra familje kishin humb kursimet e tyre, PD kishte vrarë zgjedhjet dhe shpresën dhe Bashkwsia ndërkombëtare ishte rreshtuar egër kundër saj.

Sot Shqipëria është një vend stabël nga pikpamja ekonomike, me parametra makroekonomik të sigurtë, dhe qeveria ka një mbwshtetje të fort ndërkombëtare.

Sali Berisha e ka situatën njësoj si në vitin 1997, biles edhe më keq, pasi ndërkombëtarët e kanë identifikuar atë, si autorin e vetëm të kësaj krize që ka marr pas PD dhe LSI, për hallet e tyre.

Përballë tij nuk ka më as banda, as policë, as kundërshtarë, por vetëm miliona shqiptarw që vëzhgojnë me neveri, akte të bezdisëshme dhune, që më shumë të ngjallin mëshirë se sa frikë nga destabilizimi.

Kjo situatë të cilën Edi Rama  e lejon me vetdije për të ndarë shoqërinë kundra dhunës politike, është një unazë e re izolimi në qafën e PD dhe Berishës dhe një demonstrim I ri I vetvrasjes së saj.

Kjo 97 që po ëndërron dhe tenton PD, është vetëm 97 e saj. Aktet e saj të dëshpëruara dhe shpresa se mos dhuna e saj prodhon ndonjë viktimë, është një nekrofili politike, e cila ilustron më së miri se çfarë po ndodh me një parti, që lideri I saj e do me vete në varrë si Faraoanët mumjet e veta. tema

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.