Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Analiza/ A është PD gati? Raporti i votave me PS në 12 qarqet e vendit

17:16 / July 9, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulia 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu siç është paralajmëruar zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet më 17 Korrik. Por deri atë ditë, strukturat e PD-së janë përfshirë në një proces analize të brendshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit që nuk lidhet aq shumë me argumentimin politik se zgjedhjet “u vodhën”, por me rezultatin konkret në terren krahasuar me zgjedhjet e 2017 dhe ato të 2013-s dhe për herë të parë votat e PD-së krahasuar me ato që ka fituar PS-ja.

Kryesia e PD-së pritej të mblidhej të shtunën por jo zyrtarisht burimet nga PD-ja thonë se ajo mund të shtyhet për shkak se degët nuk i kanë dërguar në bllok të gjithë të dhënat e kërkuara.

Analiza për 12 qarqe nuk është ende gati ndërsa lidershipi i partisë ka në mënyrë telegrafike dhe të përgjithshme rezultatin e PD-së për secilin qark krahasuar me atë të PS-së.

Të dhënat nuk duken optimiste për PD-në kur krahasohen me ato të PS-së edhe pse në shumicën e qarqeve PD-ja ka rritje në raport me veten (7 qarqe) krahasuar me zgjedhjet pararendëse.

Nuk duhet harruar as fakti se PD-ja kësaj here doli bashkë me aleatët në një formacion politik.

Gazeta “Si” ka mbledhur të dhënat për çdo qark duke krahasuar dy forcat kryesore politike në vend krahasuar me zgjedhjet e 2017 dhe ato të 2013-s.

Nga të dhënat e mbledhura vihet re PD-ja është në epërsi me PS-në në vetëm katër qarqe; Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Epërsia në këto qarqe ka ekzistuar edhe në zgjedhjet e kaluara 2013 dhe 2017.

Edhe pse 8 vite në pushtet të PS-së, PD-ja nuk ka mundur të thyejë këtë raport, duke mbetur në vend numëro me qarqet që ajo është më mirë me vota krahasuar me PS. Madje zgjedhjet e fundit, PS-ja iu afrua shumë në rezultat PD-së në qarkun e Dibrës.

Rezultatin më të mirë PD-ja e ka në qarkun e Shkodrës. Ajo ka një rritje si force politike krahasuar me zgjedhjet e 2013 dhe 2017 edhe pse nuk është përkthyer në mandate.

Në 2013-n PD mori 45.799 vota e përkthyer në pesë mandate. Në 2017, 40.763 vota që nuk ndryshoi në mandate ndërsa zgjedhjet e fundit mori rezultatin më të mire 47.205 vota që nuk u përkthye sërish në mandate duke mbetur në kufijtë e 5 të tillave.

PD-ja në këtë qark është në epërsi me PS-në. PS-ja rezultatin më të mirë e ka në zgjedhjet e 2017-s me 39.247 e përkthyer në 4 mandate. Në zgjedhjet e 2021-it, PS ka marrë më pak vota se dy zgjedhjet pararendëse (30.296 vota) e përkthyer në tre mandate. PS-ja nuk është në epërsi votash as me PD-në në këtë rast.

Në krahasim me PS-në, PD-ja është në epërsi votash edhe në Qarkun e Kukësit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PD-ja (bashkë me aleatët) nën siglën PD-AN ka marrë rezultatin më të mirë krahasuar me 2017 (që kishte 19.935 vota) dhe me 2013 (22.428 vota).

Në zgjedhjet e 2021-it PD-ja mori 24.071 vota shumë herë më mirë edhe se PS-ja në këto zgjedhje që në atë qark mori 13.856 vota. E përkthyer në mandate PD-ja ka dy ndërsa PS-ja një deputet.

Rezultatin më të mirë PS-ja tre zgjedhjet e fundit në Kukës e ka vetëm në 2017-n kur mori 18.387 vota.

Qarku tjetër ku PD-ja ka ruajtur epërsinë ndaj PS-së (por me rezultat më të ngushte në 2021) është qarku Dibër.

PD-ja ka rezultatin më të dobët të saj krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës kur mori 30.137 vota. Në zgjedhjet e 2021, PD-ja fitoi 29.020 vota një rezultat gjithësesi më i mirë me 2017-n kur mori 21.331 vota.

E përkthyer në mandate, PD-ja ka ruajtur numrin 3 ndërsa i është afruar ndjeshëm PS-ja këto zgjedhje duke marrë rezultatin më të mirë të saj krahasuar me dy zgjedhjet pararendëse.

PS-ja (në këtë qark) zgjedhjet e 2021-it mori 28.742 vota rreth katër mijë vota më shumë se zgjedhjet e 2017-ës.

PD-ja ruan epërsi ndaj PS-së edhe në qarkun e Lezhës. Edhe pse PS-ja është rritur në këtë qark në vota krahasuar me zgjedhjet e 2013 dhe ato 2017, ajo nuk e ka thyer dot rezultatin e PD-së.

PD-ja në zgjedhjet e 2021 shënon edhe rezultatin e saj më të mirë për Lezhën (33.998 vota) krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës kur mori rreth 31 mijë vota dhe me ato të 2017-ës kur fitoi rreth 27 mijë vota. Gjithësesi këto rezultate janë reflektuar në vetëm një mandat diferencë mes PS dhe PD ndër vite. Aktualisht PD-ja ka marrë 4 mandate ndërsa PS 3 të tilla./Si

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.