Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Analiza e Fevziut për zgjedhjet: PS ka ruajtur votat e saj, numri i votuesve të PD është ulur ndjeshëm

23:57 / May 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5B23F265 9BBE 4AF8 AB47 36A3EED30DC1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rezultatet në Shkodër dhe në Kamzë kanë qenë sipas Blendi Fevziut surprizat më të mëdha në këto zgjedhje vendore. Ai u shpreh se sipas të dhënave PS ka marrë të njëjtat vota si në zgjedhjet e shkuara, por nga ana tjetër numri i votuesve të PD-së është reduktuar ndjeshëm. Sipas tij, ishte e pritshme edhe pjesëmarrja e ulët në zgjedhje dhe atmosfera dallohej përgjatë gjithë fushatës.

“Besoj se surprizat më të mëdha kanë qenë në gjykimin tim Kamza dhe Shkodra, ku nuk pritej ky rezultat. Edhe Kukësi kishte një lloj dileme, por ishte më i diskutueshëm. Mendoja se do të kishte një balancë. Kemi parasysh edhe nga këto të dhëna që kanë dalë, PS nuk ka marrë vota ekstra. Ka ruajtur votat e saj. Numri i votuesve të PD është reduktuar ndjeshëm. Është i ngjashëm me rezultatin e 2017 ku PS nuk mori asnjë votë më shumë se zgjedhjet e 2013, por ranë votat që votonin PD. Është i njëjti skenar. Nuk kanë dalë votuesit e opozitës. Jemi në nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje. Ishte e pritshme. Atmosfera ishte jashtëzakonisht e zbehtë. Emisionet politike ulnin audiencën me 10 pikë brenda natës”, tha Fevziu.

Gazetari u shpreh se politika shqiptare ka problem mungesën e vërtetësisë. Ai theksoi se politikanët nuk mund ta trajtojnë popullin si lolo. Ai u shpreh se fushata në këto zgjedhje nuk kishte frymëzim, ndërsa PS vetëm mbrojti rezultatin pa qenë agresive. Po ashtu, ai u shpreh se opozitës nuk i funksionoi fushata negativiste. “Politika nuk është më e vërtetë. Problemi kryesor i politikës është mungesa e vërtetësisë. Politikanët nuk mund ta trajtojnë elektoratin si një lolo që mund të lozin dhe tallen si të duan. Nuk mund të vijnë dhe të thonë përralla që e dinë edhe vetë që 3 apo 4 ditë më vonë do të verifikohen. Kjo histori duhet të vdesë në Shqipëri nëse duam që të ketë një përgjigj më të madhe të elektoratit. Nuk kishte frymëzim, nuk kishte karizma në përgjithësi. PS e mbajti në tonet e njeriut që vetëm mbron rezultatin, por nuk ka nevojë të jetë në agresion. Nga ky aspekt pati edhe një problem të dytë që në gjykimin tim ka dhënë kosto të mëdha. Fushata negativiste nuk ka funksionuar në Shqipëri. Ne e dimë, sidomos e pashoqëruar me një fushatë pozitiviste. PD e mbështeti fushatën nacionale vetëm mbi negativizmin, vetëm mbi akuzat ndaj Ramës”, tha Fevziu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Karakaçi zbulon afatin e përfundimit të punimeve në aksin Tiranë-Durrës

22:21 / November 5, 2026

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

21:21 / November 5, 2026

Kokalari i shkruan Marco Rubios: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun

20:00 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.