Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Analiza e socialistëve në shtator/ Pëllumbi: 25 prilli, në “sitën” e Komisionit të Posaçëm

13:03 / July 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arben pellumbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga kundërshtarët e tyre demokratë, socialistët do ta nisin analizën e votës parlamentareve të prillit në 15 shtator, pas krijimit të qeverisë “Rama 3”. Deri në këtë datë, në selinë rozë, krahas pushimit të verës, do të punohet edhe për krijimin e një komisioni të posaçëm që do të udhëheqë procesin.

“Partia Socialiste është në fazën e konstituimit të komisionit të posaçëm i cili do të merret me përgatitjen e metodikës e cila do të bëhet e gjithë analiza që të kemi një standard analitik në të gjithë territorin e vendit. Jemi duke diskutuar faktin nëse në një zonë do të jetë drejtuesi i qarkut ai i cili do të mbikëqyrë procesin apo do të delegojmë dikë tjetër”, thotë Arben Pëllumbi, Sekretar Organizativ i PS.

E parashikuar të mbyllet më 15 Janar, rezultati i dalë nga 25 Prilli do të kaloje ne siten e çdo niveli të strukturave socialistë.

“Nga 15 Shtatori deri në 15 Nëntor neve kemi procesin e analizës në çdo qelizë dhe njëkohësisht të zgjedhjeve, pas 15 Nëntorit kalojmë në një rang më të lartë, kalojmë në nivelin e njësisë administrative, në nivel bashkie dhe me pas në nivel qarku, për ta përfunduar në mes të Janarit.”

Në parim, statuti i PS e kërkon që çdo drejtues që nuk përmbush objektivin zgjedhor duhet të largohet. Por kjo jo me patjetër do të ndodhë për të gjithë.

“Duhet të ndërtojmë një metodikë që të bëjmë analizën e gjithë situatës sepse jo kudo kanë funksionuar dhe kanë ndikuar të njëjtët faktorë dhe të njëjtat procese, kështu që në fund fare do të jenë vetë strukturat ato që do të gjykojnë nëse mbërritja e një rezultati më të lartë apo më ulët ishte një faktor objektiv apo jo. Në fund fare ajo që na intereson është që faktori subjektiv mos të ketë ndikuar në rezultatin e dobët të PS, sigurisht nuk kemi pse të vejmë në përgjegjësi njerëzit tanë që kanë kryer punën e tyre”, tha ai.

Dy javë pas nisjes së analizës, në fund të Shtatorit përfundon edhe afati një vjeçar që Edi Rama për mos ta ndryshuar atë para zgjedhjeve, i la kryesisë së vjetër, mes të cilëve, sot, disa nuk do të jenë më as deputetë.

“Përfundon edhe mandati një vjeçar i kryesisë, sekretariatit dhe sekretarit të përgjithshëm. Besoj që do të jetë edhe periudha që do të përkojë edhe me një mbledhje të re të Asambles1% Kombëtare, për të përcaktuar nëse do të kemi shtyrje të mandatit apo zgjedhje të reja, unë personalisht jam për zgjedhje të reja”, shprehet Pëllumbi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.