Zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se ushtria kineze mund të monitorojë dhe potencialisht të synojë satelitët e SHBA-ve dhe aleatëve nga një stacion tokësor i ri në thellësi të hemisferës perëndimore, që ndodhet në shkretëtirat e Patagonisë.
Në një dëshmi të zgjeruar përpara Kongresit të SHBA më 7 shkurt, Admirali Craig Faller, komandanti i sapo konfirmuar i Komandës Jugore të SHBA, paralajmëroi ligjvënësit për zgjerimin e përshpejtuar të Kinës në Amerikën Latine. Jo vetëm që Kina mbështet regjimet autokratike në Venezuelë, Kubë dhe Nikaragua dhe përdorë praktika grabitqare në të gjithë rajonin, por po investon gjithashtu në hapësirën e Argjetinës, tha Faller përpara ligjbërësve.
Zyrtarët e ushtrisë amerikane dhe ata të inteligjencës kanë parë me shqetësim në rritje zhvillimin e këtij objekti të veçantë. Gjatë disa viteve të fundit, një antenë e fuqishme prej 16 katësh është ngritur në distancë, në një sipërfaqe 200 hektarë në provincën Neuquén. Por stacioni, i rrethuar nga një gardh me gjemba prej 8 metra lartësi, funksionon me pak mbikëqyrje nga autoritetet argjentinase, thonë ekspertët. Stacioni tokësor thuhet se filloi operacionet në prill 2018.
Kina ka insistuar që qëllimi i objektit është eksplorimi paqësor dhe vëzhgimi i hapësirës. Për shembull, thuhet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në uljen e një anije kozmike kineze në muajin janar.
Brian Ëeeden, një ekspert i sigurisë dhe politikave hapësinore së bashku me Fondacionin “Siguria Botërore”, vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara përdorin antena të ngjashme me atë të Patagonisë në mbarë botën.
“Për mua, nuk ka asnjë provë tjetër përveçse është kineze dhe kjo sinjalizon se është një gjë e keqe”.
Por ushtria amerikane është e shqetësuar se radari i madh mund të përdoret për një qëllim tjetër: mbledhja e informacionit mbi pozicionin dhe veprimtarinë e satelitëveushtarakë të SHBA.
“Pekini mund të jetë në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes së saj me Argjentinën për të kryer aktivitete civile dhe mund të ketë aftësinë për të monitoruar dhe potencialisht të synojë aktivitetet e SHBA, aleatëve dhe hapësirës partnere”, tha Faller, i cili deri pak kohë më parë ka shërbyer në Pentagon si ndihmësi i lartë ushtarak i ish-sekretarit të Mbrojtjes James Mattis, gjatë dëshmisë së tij me shkrim për Komitetin e Shërbimeve Ushtarak të Senatit.
Si Kina ashtu edhe Rusia kanë mënyra të shumta për të marrë ose çaktivizuar satelitë civilë dhe ushtarakë amerikanë, të cilat ofrojnë shërbime të navigimit, komunikimit, komandimit dhe kontrollit në të gjithë globin, sipas një raporti të Forcave Ajrore Kombëtare të SH.B.A. Kina ka njësi ushtarake që tashmë kanë filluar trajnimin me raketa anti-satelitore si ajo e përdorur në një test të vitit 2007 për të shkatërruar një satelit të motit, duke gjeneruar më shumë se 3.000 pjesë mbeturinash të rrezikshme.
Përveç raketave anti-satelitore, të dy kombet kanë aftësi për të bllokuar satelitët e SHBA-ve dhe ato aleate, të tilla si ato që kontrollojnë avionët ushtarakë amerikan pa pilot, sipas të njëjtit raport. Lazerët ajrorë mund të përdoren gjithashtu për të bllokuar në mënyrë të përkohshme, ose përgjithmonë imazhet satelitore dhe ato të sensorëve të tjerë. Sulmet kibernetike mbi infrastrukturën kryesore, siç janë stacionet hapësinore në terren, gjithashtu përbëjnë një kërcënim.
Inteligjenca amerikane gjithashtu beson se aftësitë hapësinore të Kinës dhe Rusisë janë një rrezik për forcat amerikane, edhe pse të dy vendet nxisin marrëveshjet ndërkombëtare për mos-armatimin e hapësirës.
Përveç raketave ushtarake kineze të cilat cilat synojnë satelitët afër Tokës, Kina ka gjasa të përdorë armë shtesë që janë në gjendje të shkatërrojnë satelitët deri në orbitën “gjeosinkrone” të Tokës, tha në dëshminë e tij të Janarit 29, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats në Komitetin e Senatit për Zbulimin.
“Propozimet e Kinës dhe të Rusisë për marrëveshjet ndërkombëtare mbi jo-armatimin e hapësirës nuk mbulojnë çështje të shumta që lidhen me armët [anti-satelitore] që po zhvillojnë dhe vendosin, gjë që i ka lejuar ata të vijojnë luftën hapësinore,” tha Coats, në dëshminë e tij me shkrim.
Ekspertët vunë në dukje se pretendimi i Pekinit se do të përdorë objektin vetëm për qëllime paqësore nuk mund të merret me vlerë nominale, pasi agjencia kombëtare kineze e hapësirës është e lidhur ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit.
Frank Rose, i cili shërbeu si ndihmës sekretar amerikan i Shtetit për kontrollin e armëve nga 2014 në 2017 dhe aktualisht është një anëtar i lartë i Institutit Brookings, tha se vendndodhja gjeografike e stacionit të ri ofron mbulim kritik të Kinës në Hemisferën Jugore dhe Perëndimore.
“Është një çështje e mbulimit të orbitave të caktuara. Ka një arsye pse SHBA ka stacione të përcjelljes satelitore anembanë botës – kjo ju jep mbulim global,” tha Rose. “Ju nuk mund të merrni mbulim global nga Kina”.
Evan Ellis, një profesor studiues i Amerikës Latine në Institutin e Studimeve Strategjike të Kolegjit të Ushtrisë Amerikane në Uashington, tha se qëllimi primar i stacionit tokësor mund të jetë në të vërtetë për kërkime paqësore. Forma e përgjithshme dhe madhësia e pjatës është “në përputhje me atë që kinezët thonë se është”, tha ai, duke vënë në dukje se vendndodhja “ka një kuptim të caktuar”, sepse shkencëtarët kanë nevojë për objekte të pozicionuara në të gjitha anët e Tokës për thellësi për vëzhgimet e tyre hapësinore.
Personeli i cili operon në objekt është ose ushtarak aktiv ose ish ushtarak kinez, por që nuk është “në thelb i parëndësishëm” duke marrë parasysh se sa e lidhur është ushtria me programin hapësinor kinez, tha Ellis.
Megjithatë, Ellis vuri në dukje se objekti mund të përdoret gjithashtu për të mbledhur të dhëna të tjera, veçanërisht në satelitët e ndryshëm komercialë dhe ushtarakë që shpesh kalojnë në këtë zonë.
Është gjithashtu shqetësuese se qeveria argjentinase “me të vërtetë nuk ka akses fizik” ndaj kompleksit, shtoi ai, duke vënë në dukje se pajisja është gjashtë orë larg nga ndërtesa më e afërt qeveritare.
“Unë do t’i jap administratës disa kredite, ata janë të përqendruar në kërcënimin ndaj sistemeve tona hapësinore dhe u jap atyre kredite për përqendrimin e vëmendjes së publikut”, tha Rose. “Megjithatë nuk është ka vetëm një zgjidhje ushtarake për këtë problem, po ne duhet t’i mbrojmë sistemet tona në hapësirën e jashtme, po duhet të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur sulmeve, por duhet të ketë një hapësirë edhe për diplomacinë”.
PERKTHYER NGA FOREIGN POLICY PER TIRANA NEWS