Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

ANALIZA/ “Perversitet publik! Të fyesh Shehin pse pi raki, është fyerje e ndershmërisë njerëzore. Nano pinte Wiski dhe shkonte e…”

17:13 / March 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos nano21 e1339139316831
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mentor Kikia

Perversitet publik!

Gjëja më pa vlerë që kam vënë re këto ditët e fundit është sarkazma e madhe, në rrjet , por jo vetëm, me Bashën dhe Ramën që ishin fotografuar nga “pasagjeri dixhital” duke fjetur në avion.

Bashën e akuzuan se ia fut gjumit në qiell, ndërsa në tokë opozita proteston. Ndërsa Ramës ia bënë analizat dhe zbuluan se gjumi kishte ardhur si pasojë e overdozës.

Më falni, kush ka patur rastin të udhëtojë(fluturojë), çfarë bëhet tjetër në avion? Ose lexohet, ose bëhet muhabet kur fqinjin e njeh, ose flihet, kur të vjen gjumë.

Madje të gjithë përpiqen të flenë, edhe pse jo të gjithë ia dalin. Në avion nuk protestohet, nuk mbahen fjalime, nuk bëhet vrap, nuk bëhen mbledhje, nuk këndohet.

Tjetra, edhe më e shëmtuar, është të bërit lajm duke fyer dikë. Dhe ky është Dashamir Shehi. Eshtë një nga politikanët më realistë, më të ndershëm, më me këmbë në tokë, më i drejtëpërdrejtë.

Të fyesh Dash Shehin, që ka patur poste të larta qeveritare dhe jeton modestisht, është fyerje për ndershmërinë njerëzore.

Dhe përse e fyejnë? E fyejnë duke i thënë se pi raki me shokët? Edhe unë e kam pas pirë, dhe e shijoja mrekullisht edhe bisedën edhe shoqërinë.

Edhe? Po Nanon që e lavdëronin, se pinte një shishe Wisky, e shkon në mbledhje të qeverisë pa iu dridhur këmbët.

Të fyesh Dash Shesin pse e jeton jetën ashtu siç i pëlqen atij, është njësoj si ti thuash një ish ministri: Shiko çfarë burri model.

Ka tre hidrocetrale, dy inceneratorë, dy landfille, nja dy koncensione dhe ca miliona Euro për pare xhepi. Po si nuk e shikon të pijë një gotë more, po fare. Ka lezet!

analiza Mentor Kikia shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

17:19 / September 20, 2026

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026

Ku e lamë?!… Te rregullorja

10:37 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.